Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

Xhaka e Shaqiri kërkojnë tre pikët, publikohen formacionet e sfidës Hungari-Zvicër

Xhaka e Shaqiri kërkojnë tre pikët, publikohen formacionet e sfidës Hungari-Zvicër

14:08, 15/06/2024
A+ Aa A-

Le të themi se kemi hyrë në periudhën më “të nxehtë” të vitit, me përfaqësueset evropiane, që gradualisht do të fillojnë rrugëtimin e tyre, në Euro 2024, ku pas Gjermanisë e Skocisë, tashmë është radha e dy Kombëtareve të tjera, në Grupin A, Hungarisë e Zvicrës, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën, në orën 15:00, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit.

Sa i përket formacionit, tekniku i hungarezëve, Marco Rossi i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur “shtatlarti” i RB Leipzig, Peter Gulacsi e para tij në mbrojtje Adam Lang, Orban e Attila Szalai. Në krahët e mesfushës janë Bolla e Milos Kerkez, me qendrën që mbulohet nga Schafer e Nagy. Më të avancuar janë Sallai e Dominik Szoboszlai, ndërsa në sulm është i vetëm, Varga.

Ashtu si “homologu” italian edhe turk Murat Yakin i ka rreshtuar “Helvetët” e tij, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është “gardiani” i Inter, Yann Sommer e para tij në mbrojtje Elvedi, Akanji e Rodriguez, Dan Ndoye e Widmer vendosen në krahët e fushës, ndërsa Freuler e kapiteni Xhaka “dirigjojnë” lojën. Më të avancuar janë Vargas e Xherdan Shaqiri, ndërsa talenti Zeki Amdouni mbulon sulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco