Skandal në finalen Angli-Itali, arrestohen 2 punonjës të ‘Wembley’-t

Skandal në finalen Angli-Itali, arrestohen 2 punonjës të ‘Wembley’-t

18:46, 18/07/2021
A+ Aa A-

Në Angli vazhdon aksioni policor për arrestimin e tifozëve që shkaktuan trazira në finalen e 11 korrikut ndërmjet Anglisë dhe Italisë.

Pas arrestimit të 50 tifozëve, kësaj radhe në pranga kanë rënë 2 stjuart të stadiumit, të cilët dyshohen se kanë shitur byzylykë dhe jelekë më vlerë 4500 paund për të lejuar kalimin brenda të tifozëve pa biletë.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Sun”, e cila shkroi të gjithë ngjarjet e plotë se si kishin rrjedhur gjërat deri në arrestimin e dy mashtruesve.

Të dy rojet e stadiumit kishin përdorur “Facebook-un” për të tërhequr klientë duke i joshur për të qenë të pranishëm në finale.

Ajo çka i ofronin tifozëve ishin jelekë fosforeshentë të cilët i veshin vetëm stjuartët dhe byzylykë identifikues.

Dy rojet kanë rënë në gjurmët e policisë dhe tani janë në pranga, teksa në Angli kjo çështje është trajtuar si skandal i vërtetë pas trazirave të shumta ditën e finales.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco