Ofendoi lojtarët e Anglisë që humbën penalltitë, studentin e përjashtojnë nga universiteti

Ofendoi lojtarët e Anglisë që humbën penalltitë, studentin e përjashtojnë nga universiteti

16:27, 18/07/2021
A+ Aa A-

Një universitet në Angli ka tërhequr ofertën ndaj një studenti për të studiuar në institucionin e vet, pasi ai është identifikuar mes atyre që kanë përdorur fyerje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë pas finales së “Euro 2020”.

Një video qarkullonte në rrjetet sociale, ku i riu dhe një grup shokësh përdornin fjalor diskriminues ndaj tre lojtarëve të Anglisë që humbën penalltitë në finalen kundër Italisë në “Wembley”, Rashford, Sancho dhe Saka.

Një zëdhënës i Universitetit të Notingem Trentit tha: “Këto sjellje nuk janë të denja për një student të universitetit tonë. Ne nuk tolerojmë asnjë formë diskriminimi, përfshirë racizmin. E studiuam rastin menjëherë dhe si rezultat, e tërhoqëm ofertën për një aplikant”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco