Skuadrat shqiptare triumfojnë në Europë/ Kualifikohen Partizani, Laçi edhe Vllaznia

Skuadrat shqiptare triumfojnë në Europë/ Kualifikohen Partizani, Laçi edhe Vllaznia

23:01, 15/07/2021
A+ Aa A-

Një mbrëmje për tu lavdëruar ka rezultuar kjo e sotmja për ekipet shqiptare në Europë.

Pas fitores 5-2 në sfidën e parë, Partizani ka mundur në fushën e tij Sfintul Georghe të Moldavisë me shifrat 3-2, duke kaluar në raundin tjetër ku do të ndeshet me Bazelin e Zvicrës.

Pozitive ka rezultuar kjo mbrëmje edhe për ekipin e Lacit të cilët pasi humbën ndeshjen e parë me ekipin e Podgoricës me rezultatin 1-0, mundën që në sfidën e dytë në Elbasan Arena ta mbyllin kohën e rregullt po me të njëjtin rezultat, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Në 30 minutat e shtesës Laçi ka shënuar edhe 2 gola të tjerë ndaj Podgoricës, duke hipotekuar kalimin në raundin tjetër të Europa Konference League.

Një përmbysje spektakolare ka realizuar këtë mbrëmje në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës edhe ekipi i Vllaznisë.

Pasi u mund ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 me Shiroki Brijeg të Bosnjë Hercegovinës, Vllaznia e Shkodrës triumfoi në fushën e saj me rezultatin 3-0 duke u kualifikuar për në raundin tjetër të Europa Conference League, aty ku krahas Partizanit dhe Laçit do ta presë edhe ekipi i Teutës që u eleminua në raundin e parë të Champions League nga moldavët e Sherif Tiraspol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SN16/07/2021 02:12

Sic pohojne ca ideologe te medhenj qe i kane zberthyer domethenien sportit ne prizem politik neper gazeta e portale, Partizani nuk eshte ekip shqiptar, por petejkombetar, pa vije te verdhe e pa kufizim territorial. Eshte skuadra e te shtypurve dhe e te shfrytezuarve, mbeshtetur natyrisht ne suksesin e biznesit te shtypesve dhe te shfrytezuesve. Keshtu qe skuadrat shqiptare qe jane kualifikuar ne Europe jan Laçi e Vllaznia, Drita e Shkupi, po jo Partizani. Partizanet bejne mire te shkojne t'u bashkojne revolucionareve qe u kundervihen protestave ne Kube.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco