Skuadrat shqiptare dominojnë Conference League/ Kualifikohen Partizani dhe Laçi, pritet edhe Vllaznia

Skuadrat shqiptare dominojnë Conference League/ Kualifikohen Partizani dhe Laçi, pritet edhe Vllaznia

22:43, 15/07/2021
A+ Aa A-

Një mbrëmje për tu lavdëruar për ekipet shqiptare në Europë, kjo e sotmja.

Pas fitores 5-2 në sfidën e parë, Partizani ka mundur në fushën e tij Sfintul Georghe të Moldavisë me shifrat 3-2, duke kaluar në raundin tjetër ku do të ndeshet me Bazelin e Zvicrës.

Pozitive ka rezultuar kjo mbrëmje edhe për ekipin e Lacit të cilët pasi humbën ndeshjen e parë me ekipin e Podgoricë me rezultatin 1-0, mundën që në ndeshjen e dytë në Elbasan Arena ta mbyllin kohën e rregullt po me të njëjtin rezultat, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Në 30 minutat e shtesës Laçi ka shënuar edhe 2 gola të tjerë ndaj Podgoricës, duke kaluar në raundin tjetër të Europa Konference League.

Një ndeshje spektakolare po zhvillohet ndërkohë në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.

Pasi u mund ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 me Shiroki Brijeg të Bosnjë Hercegovinës, Vllaznia e Shkodrës po triumfon në fushën e saj me rezultatin 2-0 duke tentuar kualifikimin për në raundin tjetër të Europa Conference League, aty ku krahas Partizanit dhe Laçit do ta presë edhe ekipi i Teutës që u eleminua në raundin e parë të Champions League nga moldavët e Sherif Tiraspol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco