Matheus: Anglezët ishin armiqësorë me vajzën e trishtuar me fanellën e Gjermanisë, e meritojnë traumën

Matheus: Anglezët ishin armiqësorë me vajzën e trishtuar me fanellën e Gjermanisë, e meritojnë traumën

15:31, 15/07/2021
A+ Aa A-

Që gjermanët dhe anglezët janë rivalë në futboll kjo dihet, por Lothar Matheus është nga ata që nuk ngurrojnë të vënë gishtin në plagë edhe pas disfatës së “Tre Luanëve” në finalen e Europianit, të pësuar nga pika e bardhë e 11 metërshave kundër Italisë.

Ish-kampioni gjerman, gjithmonë shumë i ashpër kur flitet për Anglinë, edhe këtë herë është i drejtpërdrejtë në arsyetimin e tij.

“Tifozët anglezë ishin armiqësorë me atë vajzën e trishtuar me fanellën e Gjermanisë”.

Matheus kujton episodin që ndodhi gjatë Angli-Gjermani me tifozen e vogël të panzerave që qante kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Southgate, dhe nuk ndalet këtu.

“Portierin e Danimarkës, Kasper Schmeichel, e shënjestruan me laser gjatë goditjes së një penalltie që Raheem Sterling e fitoi duke u hedhur. Të gjitha këtyre ju shtohen edhe sjelljet raciste në drejtim të lojtarëve të tyre pas finales.

Të dashur anglezë, ishte një sjellje anti-sportive që nuk duam ta shohim më. Më vjen keq për lojtarët, por anglezët e meritojnë traumën pas finales të humbur me penallti”, tha Matheus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco