Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Jadon Sahcho kërkon falje për gabimin në gjuajtjen e 11-metërshit në finale

Jadon Sahcho kërkon falje për gabimin në gjuajtjen e 11-metërshit në finale

12:55, 15/07/2021
A+ Aa A-

Pas Markus Rashfordit, reagon edhe Jadon Sancho, një nga tre lojtarët e Anglisë bashkë me Saka, të cilët humbën penalltitë kundër Italisë dhe më pas u bënë objekt fyerjesh raciste.

Ashtu si Rashford, edhe sulmuesi i ardhshëm i Manchester United reagoi përmes një letre të gjatë në rrjetet sociale:

“Pata disa ditë për të reflektuar për finalen e së dielës dhe ende i kam emocionet e përziera. Do të doja t’u kërkoja falje të gjithë shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe më shumë nga të gjithë tifozëve, të cilët i zhgënjeva. Kjo është ndjesia më e hidhur në karrierë.

Doja ta ndihmoja skuadrën me atë penallti, por nuk ishte e thënë. Nuk pretendoj se nuk e pashë abuzimin racor ndaj meje dhe vëllezërve të mi, Markus dhe Bukayo, por fatkeqësisht nuk është një risi. Ne duhet të bëjmë më mirë si shoqëri për t’i vendosur përpara llogaridhënies këtë njerëz. Urrejtja nuk do të fitojë kurrë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco