Humbi penalltinë vendimtare në finalen me Italinë, Saka shton 1.4 milionë ndjekës në Instagram

Humbi penalltinë vendimtare në finalen me Italinë, Saka shton 1.4 milionë ndjekës në Instagram

12:30, 15/07/2021
A+ Aa A-

Bukayo Saka u bë protagonist i lajmeve angleze pas humbjes së penalltisë ndaj Italisë.

Saka ishte gjuajtësi i fundit i penalltive të Anglisë ndaj Italisë në kuadër të finales së “Euro 2020”.

19-vjeçari e humbi penalltinë e fundit dhe shpërtheu në lot, por pastaj njerëz të ndryshëm dolën në mbështetje të tij.

Siç duket jo vetëm sportistët dhe bota e futbollit, por edhe tifozët i dolën në mbështetje.

Kjo shihet edhe në profilin e tij, Instagram, ku për pak ditë i janë shtuar 1.4 milionë ndjekës.

Sipas “Mirror.co.uk”, Saka kishte rreth 700 mijë ndjekës në rrjetin e tij social para se të fillonte “Euro 2020” dhe pas përfundimit tani ka 2.1 milionë ndjekës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco