Rosseti bën analizën e arbitrave në ‘Euro 2020’: Ishin të...

Rosseti bën analizën e arbitrave në ‘Euro 2020’: Ishin të...

10:09, 15/07/2021
A+ Aa A-

“Skuadra” e gjyqtarëve të UEFA EURO 2020  dhe ndihmësit në VAR arritën standardet më të larta të debutimit të tyre në kompeticionin që u mbyll mbrëmjen e 11 korrikut.

Për standardet e reja dhe mbresëlënëse të vendosura në këtë turne ka folur dhe Kryetari i Komitetit të Arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti.

Ai vlerësoi punën me profesionalizëm të arbitrave dhe saktësinë në vendimet e tyre.

"Arbitri në EURO ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, dhe ne jemi shumë të kënaqur," tha Rosetti.

“Kishte disa paraqitje të shkëlqyera - jo vetëm nga arbitrat, por edhe ndihmësit e tyre. Arbitrat ishin gjithmonë në kontroll dhe prodhuan një nivel shumë të lartë saktësie në vendimmarrjen e tyre. Ata kanë qenë profesionistë në gjithçka që kanë bërë - ne jemi shumë krenarë për ta”, tha italiani.

Rosetti,një ish-arbitër ndërkombëtar, ishte entuziast që më në fund pas një sërë përpjekjesh për të arritur këtu, ja dolën më së miri.

“Hapësira për të kritikuar gjyqtarët në Europian ishte shumë e vogël”, theksoi ish-arbitri i Serie A.

“Xhaketat e zeza” gjykuan 51 ndeshje, duke marrë mjaft komente pozitive ,si kurrë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco