Maguire i tronditur: Babai u sulmua gjatë trazirave, ka dëmtime në brinjë

Maguire i tronditur: Babai u sulmua gjatë trazirave, ka dëmtime në brinjë

18:47, 14/07/2021
A+ Aa A-

Edhe pse Evropiani ka mbaruar ngjarjet e ndodhura në  “Wembley” vazhdojnë akoma të bëjnë zhurmë në rrjet.

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire, tregon fatkeqësinë që i ka ndodhur babait të tij në kohën kur në “Wembley” ndodhën trazira.

Fyerje, tone raciste dhe përleshje, të cilat shkaktuan jo pak probleme, duket se nuk ka mundur t’ju shpëtojë as babai i Maguire.

Mbrojtësi i anglezëve tregoi mbi gjendjen e të atit, e cila nuk ishte aspak e mirë.

“Ai ishte në turmë, ishte e frikshme dhe falenderoj Zotin që fëmijët e mi nuk ishin në stadium”, u shpreh Maguire.

Nuk la pa përmendur dhe gjendjen aktuale të babait të tij , i cili vazhdonte të kishte dëmtime në brinjë dhe probleme me frymëmarrjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco