Lajmi i fundit

Çim Peka LIVE/ Anti-Amerikanizmi

Jorginho nuk e fsheh dëshirën për ‘Topin e Artë’: Askush nuk ka fituar më shumë se unë në këtë sezon

Jorginho nuk e fsheh dëshirën për ‘Topin e Artë’: Askush nuk ka fituar më shumë se unë në këtë sezon

15:52, 14/07/2021
A+ Aa A-

“Topi i Artë” është një nga çmimet më të rëndësishëm për një futbollist.

Pas përfundimit të Evropianit janë lakuar shumë emra të cilët mund ta fitojnë këtë trofe.

Ndeshje të bukura , performancë të shkëlqyer dhe plot emocione na kanë dhuruar në “EURO 2020” futbollistët e kombëtareve.

Por cili është emri i cili flitet se do mbajë “Topin e Artë” në dorë?

Është pikërisht mesfushori i Italisë, Jorginho, i cili është një nga pretendentët kryesor për të këtë çmim.

Jorginho në një intervistë për “SportTV”, i pyetur për mundësinë e çmimit individual, u shpreh: “Jetojmë të ëndërrojmë, por të jem i sinqertë mendoj që varet nga kriteret që i kanë dhe pritshmëritë e tyre.

Sa i përket talentit, jam i vetëdijshëm që nuk jam më i miri në botë. Nëse flasim për titujt e fituar, ehh, askush s’ka fituar tituj më shumë se unë këtë sezon”, theksoi italiani.

Ndërkohë ai nuk mund të linte pa përmendur dhe ikonat e sportit, duke treguar se i vlerëson për atë që janë.

“Si të konkurroj me Messin, Ronaldon dhe Neymarin? Ata kanë karakteristika plotësisht të ndryshme nga unë, por e përsëris, varet nga kriteret”, përfundoi Jorginho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco