Humbi penalltinë në finale, Rashfordit nuk i ndahet ‘mallkimi’

Humbi penalltinë në finale, Rashfordit nuk i ndahet ‘mallkimi’

12:33, 14/07/2021
A+ Aa A-

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, mund të mos luajë futboll deri në fund të tetorit, pasi ka vendosur të operojë krahun e lënduar.

23-vjeçari iu nënshtrua testeve të martën, pasi ishte penguar nga ky dëmtim që nga fundi i sezonit 2020-2021.

Mjekët e tij kanë vendosur që operacioni është i nevojshëm, sepse vetëm pushimi nuk është i mjaftueshëm për ta shëruar një dëmtim kaq të rëndë.

Prandaj, sulmuesi i Anglisë mund të operohet menjëherë.

Rashford pritet të mungojë 12 javë, që do të jetë një goditje e rëndë për trajnerin e United, Ole Gunnar Solskjaer, dhe planet e tij për fillimin e sezonit të ri.

Rashford shënoi 11 gola në 37 ndeshje në Premierligë sezonin e kaluar, por nuk ia doli të ketë ndikim të madh në ekipin kombëtar të Anglisë në “Euro 2020”.

Ai luajti vetëm 84 minuta gjatë gjithë turneut dhe humbi penalltinë vendimtare në finalen kundër Italisë në “Wembley”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco