Nga një kafe në Romë, u bë trajner i Italisë/ Ja kush e propozoi Mancinin për stolin e ‘Azzurrëve’

Nga një kafe në Romë, u bë trajner i Italisë/ Ja kush e propozoi Mancinin për stolin e ‘Azzurrëve’

09:47, 14/07/2021
A+ Aa A-

Nga një kafe e thjeshtë në Romë, Roberto Mancini u bë jo vetëm trajneri i kombëtares, por dërgoi Italinë edhe në majën e Europës pas 53 vitesh.

Nëse sot i gjithë populli italian feston, me sa duket përveç “Manços” dhe djemve të tij, ai duhet t’i thotë faleminderit edhe Alesandro Kostakurtës, i cili deri 3 vite më parë ishte pjesë e komisariatit teknik në Federatën Italiane të Futbollit.

“Kur ai erdhi të luante një herë në Romë, në periudhën që stërviste Zenitin, shkova ta takoja Roberton dhe të pija një kafe me të. Në bisedë e sipër u mahnita nga fakti që ai njihte me detaje se cilët do të ishin talentet që do të shpërthenin në 10 vitet e ardhshme, duke qenë se njihte këdo në kombëtaret tona U-20 dhe U-19.

Duke e njohur edhe natyrën e tij shumë kërkuese, por edhe eksperiencën ndërkombëtare të akumuluar, isha unë që ia propozova vendin e trajnerit të Italisë, pasi isha i bindur që duke pasur edhe pak fat do të na çonte lart, siç ndodhi”, thotë Kostakurta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco