Harry Kane mbron humbësit e penalltive: Mos i sulmoni, nuk jeni tifozë të Anglisë nëse...!

Harry Kane mbron humbësit e penalltive: Mos i sulmoni, nuk jeni tifozë të Anglisë nëse...!

15:34, 13/07/2021
A+ Aa A-

Fyerje dhe thirrje raciste nga tifozët anglezë pas humbjes me skuadrën italianë në finale e “Wembley”.

Një situatë aspak e këndshme, e cila ka shkaktuar mjaft reagime nga e gjithë bota e futbollit, por jo vetëm.

Për situatën e krijuar nuk reaguan vetëm italianët, por dhe futbollistët anglezë.

Në një deklaratë në rrjetet sociale ka reaguar dhe kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane.

I revoltuar mbi situatën e krijuar, Kane u shpreh se nuk toleron diçka të tillë.

“Nuk mund të akuzojmë dhe fyejmë asnjë për humbjen tonë. Ne kemi bërë të pamundurën për të fituar, fati nuk ishte në anën tonë”, tha sulmuesi.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe shokët e skuadrës, të cilët dhanë më të mirën e tyre, pavarësisht rezultatit të ndeshjes.

“Tre djemtë (Lojtarët që humbën penalltitë) që kanë qenë brilantë gjatë gjithë verës patën kurajën që të merrnin përsipër edhe një penallti vendimtare, edhe kur rreziku ishte shumë i lartë. Meritojnë mbështetje dhe besim.

Nuk meritojnë abuzim racist, ashtu siç ndodhi në mbrëmjen e kaluar. Nëse sulmoni në rrjet, ju nuk mund të konsideroheni tifozë të Anglisë. Ne nuk ju duam”, ka shkruar kapiteni në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco