UEFA surprizon me formacionin më të mirë të ‘Euro 2020’, nuk ka vend për ‘Këpucën e Artë’

UEFA surprizon me formacionin më të mirë të ‘Euro 2020’, nuk ka vend për ‘Këpucën e Artë’

12:43, 13/07/2021
A+ Aa A-

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të ‘Euro 2020’.

Me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, qeveria e madhe e futbollit europian ka bërë publik formacionin me lojtarët që kanë spikatur në këtë kompeticion.

Në formacionin më të mirë shihet rreshtimi me modulin 4-3-3, në portë është Donnarumma.

Në mbrojtjen e rreshtuar me 4, nga e djathta në të majtë është Walker, Bonucci, Maguire, Spinazola.

Në mesfushën e përbërë me tre, janë Hojbjerg i Danimarkës, Jorginho dhe Pedri.

Ndërsa në sulm ndodhen, Chiesa dhe Sterling nga krahët, me Romelu Lukakun si qendërsulmues.

Bie në sy mungesa e golashënuesit më të mirë të Evropianit, Cristiano Ronaldos.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco