Ndihmoi Italinë të triumfojë në Evropian, nuk do ta besoni sa shumë ka vrapuar Jorginho

Ndihmoi Italinë të triumfojë në Evropian, nuk do ta besoni sa shumë ka vrapuar Jorginho

11:53, 13/07/2021
A+ Aa A-

Në çdo ndeshje të zhvilluar në “Euro 2020” është regjistruar lëvizshmëria e lojtarëve në fushë.

Statistikat japin informacione mjaft interesante, se cilët ishin interpretuesit më të mirë të këtij Evropiani përsa i përket lëvizshmërisë në fushë.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, në vend të parë qëndron futbollisti italian Jorginho.

Ai ka vrapuar më shumë se kushdo tjetër në këtë Evropian.

Në total mesfushori i kampionëve të sapo shpallur të Evropës ka vrapuar rreth 86.61 km, duke u regjistruar kështu si lojtari i cili ka përshkruar më shumë fushën e blertë.

Në vend të dytë është Kalvin Phillips, i cili ka përshkruar 82.99 km, ndërkohë që në vend të tretë qëndron Pedri, i cili u shpall lojtari i ri më i mirë i Kampionatit Evropian.

Distanca e përshkuar (km)

86.61: Jorginho (Itali)

82.99: Kalvin Phillips (Angli)

76.14: Pedri (Spanjë)

74.33: Harry Kane (Angli)

68.35: Raheem Sterling (Angli)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco