Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Fiaskoja/ A e dinte Southgate këtë rregull për gjuajtjen e penalltive?

Fiaskoja/ A e dinte Southgate këtë rregull për gjuajtjen e penalltive?

11:42, 13/07/2021
A+ Aa A-

BILD

Anglia dhe penalltitë- kjo është një marrëdhënie që nuk përputhet!

Të dielën në mbrëmje Anglia humbi kundër Italisë në finalen e Europianit në shtëpi- pasi dështoi në tre penallti.

Në fokus: trajneri Gareth Southgate, i cili zëvendësoi Marcus Rashford dhe Jadon Sancho pak përpara gjuajtjes së penalltive – të dy humbën keq. Në fund, ylli Bukayo Saka gjithashtu dështoi nga pika e bardhë.

Por a mund ta parandalonte Southgate këtë fiasko në Wembley? A i njihte ai mirë rregullat e penalltive?

Pyetja në fakt është a mund të ndërronte Southgate sërish lojtarët që do gjuanin penalltitë?

Po, ai mund ta bënte!

Arbitri Thorsten Kinhoefer thotë për BILD: “Pesë lojtarë duhet të raportohen te gjyqtari për gjuajtjen e penalltive. Radha e tyre nuk ka rëndësi. Por lojtarët mund të ndryshohen. Për shembull një lojtar mund të tërhiqet papritmas nëse ka trazim në stomak”.

Kështu që Southgate mund ta kishte parandaluar dështimin nëse do ta dinte dhe zbatonte këtë rregull.

Sepse: edhe mesfushori Jack Grealish tha se ishte në dispozicion për të gjuajtur penalltitë. Kjo tingëllon si një kritikë e rëndë ndaj Southgate

Një ditë pas finales, Southgate tha: “Unë i zgjodha gjuajtësit e penalltive bazuar në performancën e tyre në stërvitje. Kishim dy lojtarë, Trippier dhe Rice, që u eliminuan gjatë ndeshjes, kështu që ndërrova gjuajtësit”.

Southgate dështoi totalisht në dy momente historike në katedralen e futbollit anglez: në vitin 1996 si lojtar dhe 25 vjet më vonë si trajner. “Më duket sikur më janë çarë zorrët”.

Southgate dëshironte t’i tregonte botës se mund të bënte më mirë, por në fund e përndoqi dështimi. A do ia kishte dalë ndryshe nëse do e dinte rregullin e penalltive?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco