Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Donnarumma tregon pse festoi me vonesë kur priti penalltinë që i dha trofeun Italisë

Donnarumma tregon pse festoi me vonesë kur priti penalltinë që i dha trofeun Italisë

11:28, 13/07/2021
A+ Aa A-

Pasi triumfuan në finalen e madhe të EURO 2020 në mbrëmjen dramatike të 11 korrikut duke u shpallur kampionë të Europës pas 53 vitesh, Gianluigi Donnarumma ka shpjeguar për “SKY Sport 24” arsyen përse nuk festoi menjëherë pas pritjes së penalltisë ndaj Bukajo Saka, duke thënë se nuk e kishte kuptuar ende sepse pas penalltisë së humbur nga Jorginho kujtoi se ishin duke humbur.

“Nuk kam festuar menjëherë sepse nuk kisha kuptuar asgjë. Pasi humbi penalltinë Jorginho mendova se ishim duke humbur, por më pas kam hedhur sytë tek arbitri për të kuptuar nëse gjithçka ishte në rregull.

Më pas kam parë shokët e skuadrës të vinin drejt meje dhe më pas nuk kam kuptuar asgjë…”, shpjegoi Donnarumma reagimin e tij pas 11-metërshit të pritur ku i dha trofeun Italisë pas 53 vitesh pritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco