Propozimi interesant: Të zhvillohet Superkupë Argjentinë-Itali në nder të Maradonës

Propozimi interesant: Të zhvillohet Superkupë Argjentinë-Itali në nder të Maradonës

15:38, 12/07/2021
A+ Aa A-

Nga “Maracana” në “Wembley”. Dy finale të mëdha njëra pas tjetrës. Argjentina fitoi “Copa America” pas 28 vitesh, Italia u kthye në majën e Europës pas 53 vitesh.

Fitorja e bluve të Mancinit dhe e të besuarve të Scalonit bëri që dy kontinentet dhe miliona tifozë të gëzohen kësaj vere.

Jo rastësi, sepse filli blu që lidh Italinë dhe Argjentinën ka një emër dhe mbiemër: Diego Armando Maradona.

Në orët e fundit, nga Argjentina ka mbërritur një propozim, që bëhet publik nga gazeta “Olé”: të luhet një ndeshje miqësore midis Italisë dhe Argjentinës (njëlloj Superkupe mes dy kontinenteve) për nder të “Pibe de Oro”, i cili vdiq më 25 nëntor 2020.

Në nëntor 2022 nuk do të luhet Kupa e Konfederatave, sepse është momenti për Botërorin e Katarit, por së pari janë sfidat kualifikuese.

Kalendari i ngjeshur nuk ndihmon për të gjetur një datë të dobishme për sfidën e madhe, por ideja është lançuar.

Ku do të luhet “Superkupa Maradona”? Ekzistojnë dy mundësi: në “Diego Armando Maradona”, stadiumin e La Paternal, ose në “Diego Armando Maradona”, stadiumin e Napolit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco