Chiellini: Asgjë nuk ndodh rastësisht, ndeshjen e komanduam ne

Chiellini: Asgjë nuk ndodh rastësisht, ndeshjen e komanduam ne

13:22, 12/07/2021
A+ Aa A-

Për italianët festa nuk ka të ndalur. Pas fitores së djeshme, ata zbarkuan në rrugët e Anglisë duke festuar për kupën, të cilën e prisnin prej 53 vitesh.

Futbollistët italianë nuk ngurojnë të shprehin ndjesitë si fitues së kupës së Evropës.

Në një intervistë për mediat, kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, ishte i lumtur për fitoren të cilën e prisnin prej kohësh.

Për Chiellinin kjo mund të jetë ndeshja e fundit që ai ngriti trofeun, pasi mund t’i japë lamtumirën kombëtares për shkak të moshës së tij.

Chiellini tregoi se ai dhe skuadra e tij e kishin ndjerë që do fitonin dhe emocionet e përjetuara në këtë ndeshje janë të pazëvendësueshme.

Çfarë ndjeni në këto momente?

Emocione të pabesueshme. Është një ndjesi shumë speciale të cilën vështirë ta përshkruaj dot me fjalë. Le ta shijojmë të gjithë së bashku sepse është vërtet shumë bukur.

Keni ndonjë koment për ndeshjen?

Ishte shumë e luftuar dhe emocionuese. Mendoj se fituam me meritë sepse përveç golit që pësuam shumë herët, luajtëm futboll duke u argëtuar e duke mbajtur topin. Edhe ndeshjen e komanduam ne.

Kujt ia kushtoni këtë arritje kaq të madhe?

Patjetër të gjithë kanë bërë pjesën e tyre: që nga trajneri, stafi i tij e të gjithë shokët që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi që ka zgjatur tri vite. Kushdo që ka qenë pjesë e grupit meriton falënderime ashtu siç meritojnë tifozët dhe familjet tona që na kanë mbështetur vazhdimisht.

Një tjetër ndeshje me penallti e me fatin që ju buzëqesh…

Asgjë nuk ndodh rastësisht e të gjithë kemi punuar shumë për këtë ditë. Për më tepër, në anën tonë kemi kaluar nga Xhixhi (Bufon) te Xhixho (Donaruma). Më duket se ishte e drejtë që kjo ndeshje të mbyllej kështu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco