Southgate dështoi sërish- dhe mua më vjen keq për këtë gjë

Southgate dështoi sërish- dhe mua më vjen keq për këtë gjë

10:44, 12/07/2021
A+ Aa A-

Nga Torsten Rumpf, BILD

Gareth Southgate vazhdon të mbetet figura tragjike e futbollit anglez.

Përpara 25 vitesh, ‘Tre luanët’ dështuan në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, për shkak se ai humbi penalltinë. Në shtëpinë e tyre, në stadiumin Wembley.

Por sërish nuk ka fund të lumtur për atdheun e futbollit. Sërish në Wembley. Këtë herë Southgate dështoi si trajner në Europian kundër Italisë. Duke përzgjedhur lojtarët e gabuar për penalltitë.

Sancho dhe Rashford, që u zëvendësuan prej tij pak përpara fundit të lojës, humbën penalltitë. Edhe 19-vjeçarin Saka nuk e mbajtën nervat. Anglia humbi 3-2 me penallti. Pritja e gjatë për një titull nuk di të mbarojë kurrë për Anglinë- dhe Southgate nuk mund të heqë qafe traumën e tij.

Ai bëri gjithçka që Anglia të fitonte titullin e parë në 55 vite.

-Përpara se të niste Europiani, ai u shkroi një letër të hapur patriotëve të tij duke promovuar një kohezion total.

-Lojtarët u trajnuan për penalltitë. Jo vetëm përpara Europianit, por për vite të tëra. Ai madje përfshiu në skuadër edhe shkencëtarë, që do të analizonin se përse anglezët dështojnë vazhdimisht. Në fakt kjo i ndihmoi dy herë- në Botërorin e vitit 2018 kundër Kolumbisë dhe në Ligën e Kombeve kundër Zvicrës në vitin 2019. Por në momentin e të vërtetës, në finalen e Wembley, nuk ishte e mjaftueshme.

Menjëherë pas fishkëllimës finale, ai e mori vetë fajin përsipër: “Kur bie fjala te penalltitë, faji është i imi. Unë vendosa se kush do të gjuajë”.

Ai e di fare mirë se çfarë e pret. Pavarësisht paraqitjeve të mira të ekipit në këtë Europian, emri i tij lidhet me dështimin në fund të fundit. Sepse prej tij duhej të vinte titulli. Përpara Europianit, ai komentoi atë penallti të humbur në vitin 1996: “E kam vuajtur këtë gjë për më shumë se 20 vite. Unë dështova nën presionin e atëhershëm. Dhe djemtë, si të gjithë të tjerët, vuajtën nga kjo gjë”.

Personalisht më vjen shumë keq për Gareth Southgate. E kam ndjekur Anglinë gjatë gjithë turneut- pas ndeshjes me Gjermaninë pata një bisedë të shkurtër në autobus personalisht me të. Pavarësisht fitores së shkëlqyer 2-0 ndaj rivalëve të vjetër, ai nuk dukej i krekosur. E keqja nuk ka lidhje me të. Ai është një zotëri i vërtetë, një person simpatik. Kjo është arsyeja se përse u befasova nga ato krahasime të çmendura me Luftën e Dytë Botërore në lidhje me ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Anglia ishte edhe njëherë shumë afër fitimit të titullit të dytë ndërkombëtar pas Botërorit të vitit 1966. Por në fund i gjithë kombi do të duhet të vazhdojë të vuajë- edhe për shkak të Southgate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku12/07/2021 15:32

Anglezet vuajne nga demet qe u kane shkaktuar kombeve te tjera, veçanerisht shqiptareve. Autoktonet shqiptare i lane nen sllave - katundare. Duhet te kerkojne falje per te fituar kapmpionatin e 30 boteror dhe europianin e 40.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco