Kërcënohen tre lojtarët që humbën penalltitë në finale, reagon Federata Angleze

Kërcënohen tre lojtarët që humbën penalltitë në finale, reagon Federata Angleze

09:48, 12/07/2021
A+ Aa A-

Kombëtarja e Italisë është shpallur kampione e “Euro 2020”, pasi mposhti në finale Anglinë me penallti.

Në gjuajtjet e 11-metërshave të pasaktë për Anglinë u treguan Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka.

Pikërisht ndaj këtyre tre futbollistëve filluan ofendimet e rënda nga tifozët anglez që i vërshuan me komente ofenduese në rrjetet e tyre sociale, kryesisht ofendime në baza racore, duke shprehur mllefin që kishin ndaj tyre për shkak të penalltive të humbura.

Pas këtyre ndodhive ka reaguar ashpër skuadra e Anglisë, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter.

“Federata e Anglisë dënon ashpër të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të zhgënjyer nga racizmi që u është bërë disa prej lojtarëve tanë të Anglisë në mediat sociale.

Kushdo që bën një sjelljeje të tillë të neveritshme nuk është i mirëpritur të ndjekë ekipin. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët që janë ofenduar dhe kërkojmë dënimet më të ashpra të mundshme për bërësit e tyre.

Kompanitë e mediave sociale gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi dhe masa për të ndaluar abuzuesit nga platformat e tyre, të mbledhin prova që mund të çojnë në ndjekje penale duke i liruar platformat e tyre të lira nga këto abuzime të tmerrshme, reagimi i federatës angleze”, u tha në njoftimin e Federatës Angleze të Futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco