Kiellini rrëfen momentet emocionuese: Të gjithë qamë në autobus

Kiellini rrëfen momentet emocionuese: Të gjithë qamë në autobus

08:52, 12/07/2021
A+ Aa A-

Një ndër futbollistët kryesorë në triumfin e “axurrëve” është qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili ishte një ndër shtyllat kryesore në mbrojtjen e ekipit.

Pas ndeshjes, Chiellini u shpreh mjaft i lumtur për fitoren, duke folur gjithashtu dhe për Kupën e Botës së ardhshme.

“Më ranë disa lot. Të gjithë e meritonim që të fitonim trofeun, në këtë moshë kuptohet më shumë se çfarë do të thotë të fitosh një trofe si ky. Që nga fundi i majit ne kemi ndjerë që ka diçka magjike në ajër, ditë pas dite ka qenë gjithnjë e më shumë e pranishme kjo ndjesi.

Sirigu na bëri një surprizë para ndeshjes, kishte përgatitur një video të gjithë familjarëve tanë dhe na bëri të qajmë në autobus para ndeshjes.

Shakaja me Donarumën: Ne i quajmë të gjithë portierët Xhixhi, kështu që e gjejmë një në çdo njëzet vjet.

Botërori 2022? Unë rrezikoj që të luaj shumë në vazhdim kështu që të shohim. Bonucci dhe Donaruma sigurisht që kanë mundësi. Leo dhe unë jemi shumë të ndryshëm, dhe ne përpiqemi të shfrytëzojmë cilësitë tona në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi përpjekur të mbulojmë defektet e njëri-tjetrit dhe kështu ka ndodhur me të gjithë grupin”,tha Chiellini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco