‘It's not coming home’/ Kupa e Europës shkon në Romë

‘It's not coming home’/ Kupa e Europës shkon në Romë

23:55, 11/07/2021
A+ Aa A-

Italia është fituese e Kampionatit Europian 2020.

“Axurrët” u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur “Tre Luanët” e drejtuar nga Roberto Mancinit. Për Italinë nga penalltia gabuan Belotti dhe Jorginho, kurse në krahun tjetër Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka. Italia pas plotë 53 viteve pritje ka fituar epitetin e Kampionit të Evropës.

Pjesa e parë:

Goli i avantazhit u shënua në minutën e 2’ nga Luke Shaë. Mbrojtësi i Manchester United shkundi rrjetën duke finalizuar aksionin e bukur të përfaqësueses angleze. Anglia e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë, shkruan SYRI.net.

Pjesa e dytë:

Në fraksionin e dytë të lojës, Italia ishte më kërkuese. Direktivat e Mancinit funksionuan dhe pas shumë rastesh “axurrët” realizojnë me anë të Bonuccit. Në minutën e 67’ futbollisti i Juventusit dërgoi topin në rrjetë duke përfituar nga rrëmuja në zonën kundërshtare.  Deri në minutat e fundit nuk ndryshoi asgjë dhe përballja shkon në shtesë.

30 minutat e shtesës përveç disa episodeve nuk prodhuan asnjë gol duke dërguar skuadrat në pikën e bardhë të penalltisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco