120 minuta në barazim, fituesi i ‘Euro 2020’ vendoset nga penalltitë!

120 minuta në barazim, fituesi i ‘Euro 2020’ vendoset nga penalltitë!

23:33, 11/07/2021
A+ Aa A-

Fituesi i kampionatit Europian vendoset nga penalltitë.

As 120 minuta nuk mjaftojnë pasi Italia dhe Anglia barazuan me rezultatin 1-1 në finalen që luhet në “Wembley”.

Goli i avantazhit u shënua në minutën e 2’ nga Luke Shaë. Mbrojtësi i Manchester United shkundi rrjetën duke finalizuar aksionin e bukur të përfaqësueses angleze. Anglia e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë, shkruan SYRI.net.

Por në fraksionin e dytë të lojës, Italia ishte më kërkuese. Direktivat e Mancinit funksionuan dhe pas shumë rastesh “axurrët” realizojnë me anë të Bonuccit.

Në minutën e 67’ futbollisti i Juventusit dërgoi topin në rrjetë duke përfituar nga rrëmuja në zonën kundërshtare. Deri në minutat e fundit nuk ndryshoi asgjë dhe përballja shkon në shtesë. 30 minutat e shtesës përveç disa episodeve nuk prodhuan asnjë gol duke dërguar skuadrat në pikën e bardhë të penalltisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco