Italia, letra emocionuese nga fituesit e kupës së botës në 1982: Faleminderit djema, guxoni dhe ëndërroni...

Italia, letra emocionuese nga fituesit e kupës së botës në 1982: Faleminderit djema, guxoni dhe ëndërroni...

11:02, 11/07/2021
A+ Aa A-

Skuadra legjendare, e cila më 11 korrik 1982 (39 vjet më parë) fitoi Kupën e tretë të Botës në historinë e ekipit kombëtar, donte të inkurajonte azurrit e Roberto Mancinit me anë të një letre emocionuese.

Image

ITALIA 1982

LETRA E FUTBOLLISTËVE KAMPION BOTE TË ITALISË SË VITIT 1982 –

 

“Të kaltër!

Javët e fundit kemi parë tek ju shumë, shumë prej nesh dhe të historisë sonë, sportive dhe njerëzore. Në guximin tuaj, në pasionin tuaj, në ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne e kemi gjetur veten. Historitë e mira nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten me kalimin e kohës, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë.

Do të jetë e njëjta gjë për ju. Çfarëdo që të ndodhë. Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe e bën të mundur. Gjithmonë guxoni, ëndërroni për të ardhmen që mund të ndërtoni. Dhe tani shkoni në Londër, zbrisni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni dhënë gjithmonë … historitë e mira nuk mbarojnë kurrë!”

Dino Xof, Franko Barezi, Bepe Bergomi, Antonio Kabrini, Fulvio Kolovati, Klaudio Xhentile, Lele Oriali, Marko Tardeli, Franko Kauzio, Çiço Graciani, Alesandro Altobeli, Daniele Masaro.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco