Italia dhe Anglia vendosin me cilat fanella do të luajnë në finale

Italia dhe Anglia vendosin me cilat fanella do të luajnë në finale

21:49, 10/07/2021
A+ Aa A-

Italia pritet që në finale të EURO 2020 të paraqitet me fanellën e saj të kaltër dhe pantallonat e shkurtër do të jenë të bardha.

Kurse “Tre Luanët” do të kenë të veshura të bardha, pavarësisht se i është thënë që ata të vishen me fanella të kuqe, me të cilat kishin fituar Botërorin në vitin 1966.

Ndoshta kjo për shkak të tifozëve supersticioz të cilët kanë bërë thirrje që kjo mos të ndodhë, për shkak se Italia i ka mposhtur të gjitha skuadrat me fanella të kuqe tradicionale në EURO 2020.

Ata kanë mundur Turqinë, Zvicrën, Wales, Austrinë, Belgjikën dhe Spanjën. Të gjitha këto Kombëtare kanë ngjyrë të kuqe.

Portieri Gianluigi Donnarumma do të ketë të veshura fanella ngjyrë të verdhë, kurse Jordan Pickford ngjyrë të gjelbër.

Anglia është gjunjëzuar në çdo ndeshje si shenjë kjo e anti racizmit dhe Italia ka konfirmuar se edhe ata do të solidarizohen me këtë nëse e kërkon skuadra kundërshtare.

Kjo kërkesë bëhet te gjyqtari, kështu që të dyja skuadrat do të gjunjëzohen para se të fillojë ndeshja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco