Lazer, fishkëllima tek himni danez dhe fishekzjarre: Anglia gjobitet për sjelljen e tifozëve

Lazer, fishkëllima tek himni danez dhe fishekzjarre: Anglia gjobitet për sjelljen e tifozëve

14:25, 10/07/2021
A+ Aa A-

Sjellja e tifozëve anglezë i kushton shtrenjtë Federatës së Futbollit.

Ditën e sotme, UEFA ka gjobitur FA me 30,000 euro (36,000 dollarë) për përdorimin e një lazeri, që u shndërrua në problem për portierin e Danimarkës Kasper Schmeichel gjatë momentit vendimtar të gjysmëfinales së Euro 2020.

Pamjet televizive treguan se Schmeichel ishte në shënjestër të një spektatori, i cili i drejtoi lazerin në fytyrë në momentin që kapiteni i Anglisë Harry Kane po godiste penalltinë që i dha fitoren vendase (2-1).

UEFA kishte hapur procedurë disiplinore kundër Anglisë të enjten. FA u akuzua gjithashtu për trazira gjatë himnit të Kombëtares daneze dhe për hedhjen e fishekzjarrëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco