‘EURO 2020’: Chiellini zbulon episodin me Jordi Alba para penalltive

‘EURO 2020’: Chiellini zbulon episodin me Jordi Alba para penalltive

10:14, 10/07/2021
A+ Aa A-

Ishte një moment interesant që bëri që shumë njerëz të buzëqeshnin gjatë gjysmëfinales midis Italisë dhe Spanjës. Teksa gjyqtari i sfidës, Felix Brych, hodhi monedhën për të gjetur se në cilën anë do të bëheshin  gjuajtjet e penalltive, Giorgio Chiellini dhe Jordi Alba, kapitenët, të dy besuan se kishin fituar, dhe për këtë arsye mund të zgjidhnin.

Protagonist në këtë ngjarje humoristike, kapiteni i azurrëve zbuloi në një intervistë  për Federatën Italiane se e gjitha ishte për shkak, pasi Alba gabimisht besoi se fitoi shortin dhe se penalltitët do të gjuheshin para tifozëve spanjollë.

“U thanë shumë më tepër nga sa ndodhi në të vërtetë. Ne duhej të vendosnim se cilën anë do të gjuanim dhe gjyqtari tha: "E kuqe në njërën anë, blu në anën tjetër". Kur doli e kuqja, Jordi mendoi se ishte ana e tij, por unë me shaka i tregova se nuk ishte kështu . "

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco