Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ish-kampioni i Botës: Italia nuk mbështetet te ‘catenaccio’, Anglia ka cilësi

Ish-kampioni i Botës: Italia nuk mbështetet te ‘catenaccio’, Anglia ka cilësi

22:37, 09/07/2021
A+ Aa A-

Në rubrikën e tij për “The Guardian”, Philipp Lahm ka folur për dy finalistet e Euro 2020, duke mos i kursyer elozhet për të dy kombëtaret: “Ky Europian ka dy fituese të mëdha: Anglia ka pësuar vetëm një gol dhe mbështetet te forca atletike e lojtarëve. Janë të fortë në lojën ajrore, një cilësi që të kujton Premier League të së kaluarës”, ka thënë ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayern.

Image

“Fituesja tjetër është Italia: skuadra e Mancini-t ka treguar se ka një grup solid, që ka ditur të kombinojë virtytin e vjetër italian për t’u mbrojtur mirë me një përbërës më ndërkombëtar”, ka shtuar ish-kampioni i botës.

“Nuk mbështetet te catenaccio, por zotëron topin në mesfushën kundërshtare, falë treshes së mesfushës. Është skuadra më e mirë e Europianit taktikisht”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco