Koret raciste në tribuna, UEFA dënon Hungarinë

Koret raciste në tribuna, UEFA dënon Hungarinë

20:49, 09/07/2021
A+ Aa A-

UEFA ka ndëshkuar rëndë Hungarinë. Gjatë ndeshjeve të luajtura kundër Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë, shumë mbështetës të ekipit kombëtar hungarez u përfshinë në episode të racizmit.

Kështu, organi më i lartë drejtues i futbollit evropian ka vendosur që ekipi i Marco Rossi duhet të luajë tre ndeshjet e ardhshme zyrtare në shtëpi me dyer të mbyllura. Kjo nuk është e gjitha: Federata Hungareze e Futbollit duhet të paguajë një gjobë prej 100,000 eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco