‘Anglia ka ekip solid’/ Mancini parashikon një finale të bukur

‘Anglia ka ekip solid’/ Mancini parashikon një finale të bukur

19:38, 09/07/2021
A+ Aa A-

Tekniku italian, Roberto Mancini, nuk ka nguruar të flasë para ndeshjes finale me Anglinë.

Në një deklaratë për shtyp, Mancini u shpreh se ekipi i tij është gati për finalen e madhe.

Me një skuadër si Anglia fitorja do jetë goxha e vështirë, por duket se italianët do bëjnë të pamundurën për të siguruar trofeun.

Tekniku “azzurr” u ndal në disa momente të këtij Evropiani.

Anglia: Do të jetë një ndeshje e bukur, ata janë solidë dhe kanë arritur deri këtu me meritë. Unë gjithmonë kam menduar se mund të shkoj në fund, sepse gjithmonë besoj në gjëra pozitive, por mbi të gjitha djemtë besuan që nga momenti i parë, pasi nuk ishte e thjeshtë.

Ndeshja me Turqinë në Romë: Ishte natë e bukur, publiku u kthye në stadium. Do e kem në kujtesën time.

Belgjika: Goli i Insinjes na dha qetësi, pavarësisht penalltisë së Lukakut, le të themi se ishte një penallti që mund të ishte dhënë pa VAR …’.

Spinacola: Një keqardhje e madhe që ai nuk mund të luajë në finale, por është fakt se ishte mbrojtësi më i mirë në Kampionatin Europian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco