Pas infektimit me Covid-19 të tre pjesëtarëve të stafit, Italia merr masat

Pas infektimit me Covid-19 të tre pjesëtarëve të stafit, Italia merr masat

18:49, 09/07/2021
A+ Aa A-

Telashe për Kombëtares e Italisë përpara ndeshjes ndaj Anglisë në finalen e Kampionatit Europian.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në vendin fqinj tre pjesëtarë të stafit të azurrëve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera ditën e sotme.

Bëhet fjalë për tre gazetarë të “RAI-t”, televizioni shtetëror, i cili ndjek azurrët në këtë Kampionat Evropian. Njëri prej tyre është Alberto Rimedio, komentator i kombëtares prej shtatë vitesh, sipas agjencisë 'ANSA'.

Federata Italiane e Futbollit ka marrë të gjitha masat në lidhje me këtë çështje, teksa tre të infektuarit janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës. Madje, federata vendosi ta zhvillojë stërvitjen me dyer të mbyllura si dhe të mbajë konferencën për shtyp me anë të Video-Zoom.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco