Ceferin pranon gabimin: Versioni ‘shëtitës’ në Europian nuk ishte i drejtë

Ceferin pranon gabimin: Versioni ‘shëtitës’ në Europian nuk ishte i drejtë

17:48, 09/07/2021
A+ Aa A-

Presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin tha se versioni “shëtitës” që ne po shikojmë tani në Kampionatin Evropian nuk do të përsëritet sepse është e vështirë të arrihet organizativisht dhe është një problem edhe për tifozët.

"Unë nuk do ta mbështes më këtë ide Në një farë mënyre, nuk është e drejtë që disa skuadra duhet të udhëtojnë  më shumë se 10,000 km ndërsa disa të tjerët të udhëtojnë vetëm 1,000 km. Kjo është një nga gjërat. Na është dashur të udhëtojmë shumë, në vende me juridiksione të ndryshme, monedha të ndryshme, Bashkimi Evropian (BE) dhe vendet jo-BE, kështu që nuk ishte e lehtë. As për tifozët nuk është e drejtë,"  i tha Ceferin  “BBC”-së.

Edhe pse Ceferin tha se turneu në 12 qytete nuk është një ide e keqe, presidenti i UEFA-s thekson se nuk është e drejtë që disa tifozë të udhëtojnë nga Italia në Azerbajxhan në vetëm disa ditë.

"Disa tifozë duhet të jenë në Romë dhe më pas në Baku pas disa ditësh. Është katër orë e gjysmë fluturim. Është e vështirë, megjithëse ideja është interesante. Nuk mendoj se do të bëhet një tjetër turne tjetër si ky ", u shpreh Ceferin.

Kujtojmë, ideja për të luajtur Euro në më shumë se 16 vende u nis nga ish-shefi i UEFA-s Michel Platini si pjesë e ditëlindjes së 60-të të Kampionatit Evropian.

Një problem shtesë ishte organizimi i një turneu të tillë në mes të një pandemie, kështu që udhëtimi ishte i kufizuar dhe krijoi kaos.

“ Ishte një format që u vendos para se të merrja detyrën dhe unë e respektoj", përfundoi Ceferin.

Kujtojmë që nga Kampionati Evropian ka  mbetur vetëm ndeshja finale në të cilën Italia dhe Anglia do të përballen në Wembley të dielën në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco