‘Tre vjet më parë finalja për Italinë ishte utopi’/ Bonucci: Do shkruajmë histori, kupa do jetë e jona

‘Tre vjet më parë finalja për Italinë ishte utopi’/ Bonucci: Do shkruajmë histori, kupa do jetë e jona

17:23, 09/07/2021
A+ Aa A-

Një duel i fortë, i cili kërkon mbështetje dhe bashkim të skuadrës. Këtë të diel Italia dhe Anglia përballen me njëra-tjetrën në “Wembley”, një përballje e cila pritet me shumë kuriozitet nga të gjithë.

Leonardo Bonucci i dha zemër skuadrës së tij, duke treguar dhe njëherë se të kaltrit janë më të mirët sipas tij.

Bonucci është i bindur që “Azzurët”do të jenë triumfues në këtë “betejë”.

“Një rrugë e gjatë, me shumë punë dhe përpjekje, që trofeu të jetë i yni. Me një skuadër si Anglia fitorja do jetë e vështirë, por jo e pamundur”, është shprehur ndër të tjera italiani.

“Humbjen nuk e justifikon asgjë, prandaj ne do japim më të mirën tonë në këtë ndeshje”, shtoi mbrojtësi i Juventusit.

FITORJA– Triumfi të dielën do të ishte e rëndësishme për futbollin italian, për çdo lojtar, për Federatën dhe do të anulonte vitin e vështirë që lamë pas. Do të ishte një gëzim i madh dhe besim për popullin italian.

Që kur Mancini u vu në krye të ekipit kombëtar e kuptova menjëherë se do të kishim arritje, pas zhgënjimit të Kupës së Botës 2018 të humbur. Shtoi cilësi në skuadër dhe kjo bën të fitosh. Tre vjet më parë dukej utopi të ishim në finale të Kampionatit Evropian, por një vit përvojë më shumë na ndihmoi.

OBJEKTIVI– Ne mendojmë vetëm për të luajtur futboll, për t’u argëtuar dhe për të sjellë entuziazëm. Mezi presim, pjesa tjetër janë fjalë të kota. Unë jam shumë i qetë, shpresoj të përcjellë këtë ndjenjë edhe te shokët e mi të skuadrës, kam përjetuar shumë ndjesi të ngjashme edhe në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një ndeshje që do të sjellë argëtim në Itali, Angli.

FRIKA– Ndeshja në ‘Wembley’ do të jetë thjesht një nxitje për të bërë diçka historike. Ne do të jemi në shtëpinë e anglezëve, por kjo nuk na frikëson.

ALIBIA– Alibi në rast humbje nuk do të ketë, madje as lodhje. Kishim shumë kohë për t’u rikuperuar, të dielën do të jemi gati për betejë. Presidenti Matarela do të jetë i pranishëm. Ne duam t’i japim gëzim atij dhe gjithë popullit italian. Unë i ftoj të gjithë tifozët të festojnë një fitore të mundshme me më shumë respekt, por pas fitores me Spanjën pashë skena në rrugë që nuk duhet të përsëriten më.

KUNDËRSHTARI– Anglia ka sulmues shumë të fortë, duhet të jemi të vëmendshëm, kanë shpejtësi nga krahët dhe sulmues qendre të fortë. Kane nuk është zbuluar tani, ai është ndër më të mirët në botë, si sulmuesit që u ndeshëm në ndeshjen e fundit. Gjithashtu dhe mbrojtja e Anglisë është shumë e mirë, me Stons dhe Meguajer.

MORATA– Kundër Spanjës më erdhi keq që nuk e pashë Moratën në fushë, edhe pse e kam mik mjafton të jetë në fushë, dhe pse kundërshtar.. Kur hyri bëri të tijat, më vjen keq që iu desh të vuante.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco