Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO virale/ Pushohet nga puna pasi pa Anglinë në stadium

VIDEO virale/ Pushohet nga puna pasi pa Anglinë në stadium

10:44, 09/07/2021
A+ Aa A-

Teksa ethet e finales së Europianit vijnë duke u shtuar, një video është bërë virale në rrjetet sociale.

Një grua 37-vjeçare u pushua nga puna pasi ndoqi gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Danimarkës në stadium. Nina Farooqi kishte kërkuar leje nga puna, duke thënë se ishte sëmurë. Por shefi i saj e pa atë duke festuar në TV.

Shoqja e Ninas kishte fituar dy bileta në minutat e fundit për të parë ndeshjen. Nina e dinte se shefi i saj nuk do e linte të ikte, pasi kishin pak staf. Atëherë ajo vendosi që të kërkonte leje duke thënë se ishte sëmurë. Për ters, kur Anglia barazoi rezultatin, kamerat e fiksuan atë duke festuar si e çmendur.

E pyetur nga gazetat, ajo tha se i vjen keq që e humbi punën. Por shton se do ishte mërzitur më shumë po të mos e kishte parë ndeshjen. “Do e bëja sërish,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi09/07/2021 11:09

..e rregullon prape me shefin ajo !!

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco