FOTO/ Penallti e dyshimtë dhe dy topa në fushë, mediat italiane ‘kryqëzojnë’ arbitrin e Angli-Danimarkë

FOTO/ Penallti e dyshimtë dhe dy topa në fushë, mediat italiane ‘kryqëzojnë’ arbitrin e Angli-Danimarkë

20:44, 08/07/2021
A+ Aa A-

Anglia arriti në finalen e Kampionatit Europian, por me shumë polemika.

Kritikët e sportit nuk janë kursyer në deklarata kundër penalltisë së Anglisë.

Mediat italiane kritikuan gjyqtarin  Daani Mikkelie për vendimet e marra në ndeshjen gjysmëfinale me Danimarkë, e cila përfundoi 2-1 në kohën shtesë.

Ata “akuzuan” gjyqtarin se ai favorizoi fitoren e Anglisë, me një penallti që nuk ishte dhe prania e dy topave në fushë ndërkohë që loja vazhdonte akoma, pikërisht atëherë Raheem Sterling fitoi penalltinë.

E përditshmja italiane, “Il Corriere delo Sport”, e kritikoi ashpër gjyqtarin holandez, duke shkruar haptazi se ai e ndihmoi skuadrën e Gareth Southgate.

“Në fushë ishin dy topa dhe një penallti që nuk ekzistoi”, shkroi në ballinën e vet gazeta me qendër në Romë.

Me vendimin e gjyqtarit s’u pajtua as korrespondenti i “La Gazzetta dello Sport” për Anglinë, Stefano Boldrini, i cili e analizoi rastij e dyshimtë.

“Sa keq sepse ky ekip nuk ka nevojë për ndihmë, por kështu ka ndodhur gjatë muajit të fundit”, tha Boldrini.Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco