Trajneri i Belgjikës thyen heshtjen: Do largohem kur...

Trajneri i Belgjikës thyen heshtjen: Do largohem kur...

19:46, 08/07/2021
A+ Aa A-

Pas zërave të shumtë që kishte për trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinez konfirmoi qëndrimin e tij në stolin e “djajve të kuq”.

Gjatë një deklarate për shtyp ai u shpreh se bashkëpunimi me skuadrën belge do të vazhdojë.

Gjithashtu tekniku ka treguar se është i fokusuar te “Kupa e Botës” dhe do të punojë fort për të arritur synimet e tij.

“Në momentin që ndiej se nuk mund të sjell më atë që duhet, unë do të jem i pari që do të largohet. Zhgënjimi pas ndeshjes kundër Italisë ishte i madh, por përqendrimi tashmë është në ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës në shtator dhe në katër sfidat e Ligës së Kombeve një muaj më vonë.

Vetëm kur të ndjej që nuk do të kem asgjë të jap në këtë skuadër, do të largohem. Është folur shumë për të ardhmen time: para, gjatë dhe pas turneut. Gjithmonë e kam të vështirë të flas për veten time, sepse kjo nuk ka të bëjë me mua.

Ka të bëjë me krijimin e kushteve më të mira të mundshme në të cilat futbollistët mund të punojnë dhe të zhvillohen. Unë ende shoh shumë energji në këtë grup dhe ky projekt është akoma në rritje. Kjo skuadër tani është e gatshme të lëvizë përpara, të kthehet në fushë”, tha Martinez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco