VIDEO/ 'Inzaghi, Inzaghi'/ Komentatori turk ngatërron 'Pippon' me Chiesa-n

VIDEO/ 'Inzaghi, Inzaghi'/ Komentatori turk ngatërron 'Pippon' me Chiesa-n

17:30, 07/07/2021
A+ Aa A-

Miliona njerëz në mbarë botën ishin vendosur para ekranit të televizorit për të parë gjysmëfinalen e “EURO 2020” mes Italisë dhe Spanjës.

Ndeshja u komentua nga shumë komentator sportiv, por ai që tërhoqi vëmdendjen e të gjithëve ishte ai turk, i cili ngatërroi Chiesan me ish-sulmuesin e njohur italian Pippo Inzaghi. 

Në fakt, tek goli i Chiesas, i cili i kaloi përkohësisht “Azzurrët” në epërsi, komentatori turk i televizionit TRT, Levent Özçelik, në vend se ta përmendte Chiesan, dëgjohet duke e ngatërruar emrin dhe duke thënë disa herë “Inzaghi”.

Chiesa u shpërblye për performancën fantastike mbrëmjen e djeshme duke u shpallur si njeriu i ndeshjes nga UEFA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco