EURO 2020: Pas humbjes së penalltisë në ndeshjen me Spanjën, kërcënohet sërish familja e Moratës

EURO 2020: Pas humbjes së penalltisë në ndeshjen me Spanjën, kërcënohet sërish familja e Moratës

14:08, 07/07/2021
A+ Aa A-

Pas penalltisë së humbur kundër Italisë, sulmuesi i Juventusit është përsëri në mes të urretjes siç ndodhi në ndeshjen kundër Polonisë.

Ishte bashkëshortja e tij, Alice Campello e cila bëri dhe denoncimin në llogarinë e saj në Instagram.

“Mos guxo të postosh fotot e golit të Moratës, përndryshe unë do të vij në shtëpinë tënde dhe do të të djeg live në Instagram” ishte një nga mesazhet që Alice ka marrë në Instagram.

 “Në të vërtetë unë nuk po vuaj për asnjë nga këto mesazhe - shkroi Campello - Unë madje nuk mendoj se është një faktor i 'Italianëve', por i injorancës. Por nëse do t’i kishte ndodhur një vajze më të brishtë do të kishte qenë problem ”.

"Ne duhet të kujtojmë", vazhdon Alice, se "futbolli është një sport dhe se nuk përdoret për të shfryrë zhgënjimet e dikujt".

"Shpresoj - përfundoi ajo - se do të merren masa serioze për këtë lloj njerëzish sepse [ajo që ndodhi] është e turpshme dhe e papranueshme".

Kërcënimet  e treguar nga Alice Campello ditën e sotme ndjekin ato që i kanë ndodhur ditëve të fundit Alvaro Morata , i cili është  fyer dhe kërcënuar në Spanjë pas golave ??të humbur në Euro 2020.

Ishte lojtari i Juventusit ai që tregoi gjatë një intervistë për Radio Cope, gjatë së cilës ai shfryu :

"Kam kaluar 9 orë pa gjumë pas ndeshjes kundër Polonisë, kam marrë kërcënime, fyerje ndaj familjes time, njerëz që shpresojnë se fëmijët e mi do të vdesin. Ndoshta disa vjet më parë, unë do të isha" ngatërruar ", por jam mirë .Kam kaluar disa ditë i izoluar nga gjithçka ".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco