Pique gjen shkakun e eliminimit të Spanjës: Italia gjuajti penalltinë e para dhe...

Pique gjen shkakun e eliminimit të Spanjës: Italia gjuajti penalltinë e para dhe...

13:53, 07/07/2021
A+ Aa A-

Spanja zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Italisë, por në finalen e Euro 2020 u kualifikuan djemtë e Roberto Mancinit pas goditjeve të penalltive. Gerard Pique nuk mori ftesë nga trajneri Luis Enrique, i cili vendosi t’i besonte lojtarëve të tjerë në prapavijën e Spanjës.

Gjithsesi, lojtari i Barcelonës ndihet keq pas eliminimit të kombëtares së tij dhe e gjen shkakun e disfatës te penalltitë. “Nuk është rastësi që në katër rastet kur ndeshjet kanë shkuar me penallti, në Euro 2020 dhe Kupën e Amerikës, gjithmonë është kualifikuar skuadra që ka gjuajtur penalltinë e parë.

Statistikat tregojnë që ai që godet penalltinë e parë ka më shumë mundësi të kalojë më tej. Nuk më duket e drejtë që në një kompeticion të tillë një monedhë të bën të nisesh në disavantazh“, shkruan në rrjetet sociale mbrojtësi 34-vjeçar.

Një studim i kryer nga Shoqata Ekonomike Amerikane, që studioi ndeshjet më të rëndësishme në vitet 1970-2000, doli në përfundimin se cila skuadër godet e para penalltinë, në 60% të rasteve ia ka dalë të kualifikohet në raundin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco