VIDEO/ Festimi i çmendur në studio i Gianfranco Zola pas kualifikimit të Italisë

VIDEO/ Festimi i çmendur në studio i Gianfranco Zola pas kualifikimit të Italisë

11:31, 07/07/2021
A+ Aa A-

Ish-sulmuesi italian Gianfranco Zola ka festuar si i çmendur kualifikimin e Italisë në finalen e Euro 2020. Ai ishte i ftuar në studion e beIN Sports si komentator bashkë me Ruud Gullit, ish-shokun e skuadrës te Chelsea dhe Andy Gray.

Në momentin që Jorginho shënoi penalltinë e fitores, ai ka festuar si i çmendur, duke u ngritur nga karrigia dhe larguar nga kamerat. Më pas ka qenë Gullit ai që e ka përqafuar. Ndërkohë që nuk kanë munguar të qeshurat në studio nga ana e gazetarëve të tjerë.

Në fund, vetë Zola kërkoi ndjesë për reagimin… Pas barazimit 1-1 të kohës së rregullt dhe asaj shtesë, Italia mundi 4-2 Spanjën me penallti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco