Italia është në finalen e Euro 2020! Spanja 'tradhtohet' nga 11-metërshat

Italia është në finalen e Euro 2020! Spanja 'tradhtohet' nga 11-metërshat

23:48, 06/07/2021
A+ Aa A-

Italia shkon në finalen e Kampionatit Europian. Azurrët fituan pas goditjeve të penalltive kundër Spanjës në “Wembley”.

Koha shtesë nuk prodhoi gola, teksa më pas skuadrat iu drejtuan 11 metëshave, ku djemtë e Roberto Mancinit u treguan më të saktë se iberikët, duke shkuar më tej.

 

Përsa i përket kohës së rregullt, pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0, ndërsa në të dytën u shënuan dy gola.

 

Fillimisht ishin azurrët që kaluan në avantazh me anë të Federico Chiesa-s në minutën e 60-të, ndërsa spanjollët arritën të barazonin në të 80-të, falë golit të Alvaro Morata-s.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco