Barella: E ndjeja që do të shënoja, e merituam fitoren kundër Belgjikës

Barella: E ndjeja që do të shënoja, e merituam fitoren kundër Belgjikës

09:21, 03/07/2021
A+ Aa A-

Nikolo Barella i shkoi fare pranë golit kundër Zvicrës, ndërsa mori jo pak akuza për ndeshjen e bërë kundër Austrisë, ku u pa shumë nervoz. Gjithsesi, në ndeshjen më të rëndësishme, mesfushori i Interit jo vetëm ishte deciziv me ndërhyrjet në mesfushë, por në të njëjtën kohë ishte autor i një goli shumë të bukur, i cikli zhbllokoi ndeshjen.

“Mendoj se ia kisha borxh vetes një gol, por edhe tifozëve tanë. E vërteta është që në atë aksion nuk e di, por sikur e ndieja se mund të shënoja.

Besova deri në fund, rikuperova topin dhe godita. Ishte diçka fantastike për mua, ishte diçka fantastike për të gjithë ne, pasi ky grup e meritoi edhe ndaj Belgjikës fitoren.

Mendoj se kjo ishte fitorja më e madhe nga ana jonë, duke parë se vuajtëm jo pak, por është pikërisht kjo ajo që të shijon më shumë.

Spanja? Është një ekip i hidhur. Nuk janë sigurisht ajo skuadra e madhe e shumë viteve më parë, por edhe ata kanë shumë talent. Janë të shpejtë, janë të palexueshëm e të hidhur, por në të njëjtën kohë edhe pësojnë shumë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco