Edhe një shqiptar në 10 golashënuesit e EURO 2020, Ronaldo favorit për 'Këpucën e Artë'

Edhe një shqiptar në 10 golashënuesit e EURO 2020, Ronaldo favorit për 'Këpucën e Artë'

19:20, 24/06/2021
A+ Aa A-

EURO 2020 ka mbyllur fazën e parë, ndeshjet e grupeve, dhe Cristiano Ronaldo është shënuesi më i mirë deri më tani, me 5 gola.

Portugezi i ka ndëshkuar tre skuadrat në grup, duke nisur me Hungarinë fillimisht e për të vijuar me Gjermaninë dhe Francën. 

Këtyre të fundit u shënoi dy herë me penallti.

Në 10 shënuesit më të mirë është edhe një lojtar me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili me Zvicrën e ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

Më shumë se ai, veç Ronaldos, kanë realizuar edhe pesë lojtarë të tjerë: Patrik Schick, Emil Forsberg, Romelu Lukaku, Georgino Wijnaldum dhe Robert Lewandowski. 

Të gjithë këta kanë shënuar nga 3 gola.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco