Gjermani-Hungari/ Formacionet zyrtare, ja si do rreshtohen skuadrat në fushë

Gjermani-Hungari/ Formacionet zyrtare, ja si do rreshtohen skuadrat në fushë

20:07, 23/06/2021
A+ Aa A-

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Gjermani-Hungari në stadiumin “Football Arena Munich”.

“Pancerat” do të kërkojnë medoemos kualifikimin duke përfituar dhe nga ndeshja kokë më kokë midis Francës dhe Portugalisë.

Por për gjermanët nuk do të jenë një sfidë e lehtë, pasi barazimi ndaj Francës i ka rritur moralin kombëtares hungareze, e cila do të tentojë surprizën deri në minutën e fundit në mbrëmjen e sotme.

Trajneri Joachim Low do t’i besojë sulmin talenteve në sfidën e sotme, duke aktivizuar nga minuta e parë Leroi Sane dhe Kai Haverc.

Natyrisht në fushë do të jetë dhe Robin Gosens, i cili është njeriu i momentin tek “Pancerat”.

Nga krahu tjetër, tekniku i Hungarisë, Marko Rosi, ka menduar të vijë i përgatitur, duke rreshtuar një mbrojtje me 5 futbollistë ndaj yjeve gjermanë.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco