Grupi E/ Mbyllen pjesët e para, Spanja drejt kualifikimit, Suedia ‘eliminon’ Poloninë

Grupi E/ Mbyllen pjesët e para, Spanja drejt kualifikimit, Suedia ‘eliminon’ Poloninë

18:56, 23/06/2021
A+ Aa A-

U mbyllën pjesët e para në dy ndeshjet e Grupit E të “Euro 2020, Spanjë-Sllovaki dhe Suedi-Poloni.

Spanja kryeson me rezultatin 2-0, ku fillimisht shkaktoi autogol portieri i sllovakëve, Dubravka, në minutën e 30-të dhe dyfishoi Laporte në minutën e 3-të shtesë.

Me këtë rezultat janë spanjollët që kualifikohen, ndërsa Sllovakia e sheh veten të eliminuar.

Në takimin tjetër, Suedia po fiton 1-0 ndaj Polonisë, me golin e realizuar që në minutën e dytë nga Forsberg.

Suedia me këtë rezultat mban vendin e parë, ndërsa polakët janë të fundit e grupit.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco