EURO 2020/ Anglia mban kreun, Kroacia mund Skocinë dhe kalon në 1/8

EURO 2020/ Anglia mban kreun, Kroacia mund Skocinë dhe kalon në 1/8

23:06, 22/06/2021
A+ Aa A-

Kroacia, Anglia dhe Republika Çeke kaluan në finalen e 1/8 të Kampionatit Evropian pas raundit të tretë dhe të fundit në Grupin D që u luajt këtë të martë.

Kroacia fitoi me rezultatin e thellë 4-1 kundër Skocisë, duke e merituar plotësisht kualifikimin.

Skuadra e Zlatko Dalic e nisi mirë sfidën, pasi Vlasic kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 17-të. Mirëpo, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Skocia barazoi rezultatin me anë të McGregor.

Pjesa e dytë nisi vrrullshëm, me skuadrat që kërkonin fitoren, pasi barazimi do të thonte eliminim nga Europiani.

Për t’i dhënë një dorë skuadrës së tij mendoi kapiteni Luca Modric, i cili me një gol kaloi Kroacinë sërish në avantazh në minutën e 62-të.

Golin që hipotekoi fitoren e kroatëve e shënoi Ivan Perisic në minutën e 77-të. Teksa kroatët dhe skocezët luanin një ndeshje për t’u kualifikuar, në Wembley u zhvillua një përballje midis Anglisë dhe Republikës Çeke për vendin e parë në tabelë. Të dyja kombëtaret e kishin siguruar një vend në finalen e 1/8, dhe Anglia siguroi vendin e parë në Grupin D falë një fitoreje 1-0 .

Golin e  vetëm të takimit e shënoi Raheem Sterling në minutën e 12-të.  Anglia do të luajë kundër ekipit të vendit të dytë në Grupin F në raundin e 1/8-të, ndërsa  Kroacia do të luajë kundër ekipit të vendit të dytë në Grupi E, ndërsa Republika Çeke do të përballet me Hollandën ose fituesin e Grupit E. Ndeshjet e raundit të 1/8 nisin këtë të shtunë.

Rezultatet dhe shënuesit:

Republika Çeke - Anglia 0: 1 (Sterling 12 ')

Kroaci - Skoci 3: 1 (Vlasic 17 ', Modric 62', Perisic 77 '- McGregor 42')

Tabela:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco