Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pjesët e para/ 'Vetëvriten' Skocia dhe Kroacia, kryeson Anglia

Pjesët e para/ 'Vetëvriten' Skocia dhe Kroacia, kryeson Anglia

21:54, 22/06/2021
A+ Aa A-

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të grupit D në Kampionatin Europian.

Anglia po fiton me rezultatin 1-0 kundër Çekisë, falë golit të shënuar nga Raheem Sterling në minutën e 12-të.

Ndërsa ndeshja mes Kroacisë dhe Skocisë përfundoi në barazim 1-1.

Fillimisht ishin kroatët që kaluan në avantazh, me anë të Vlasic në minutën e 17-të. Mirëpo, skocezët nuk u dorëzuan dhe kur ndeshja po i drejtohej fundit (minuta 42-të), Callum McGregor vendos baraspeshën.

Me këto rezultate në grupin D, Anglia (vendi i 1) dhe Çekia (vendi i 2) kualifikohen për në turin tjetër, ndërsa Kroacia dhe Skocia mbeten jashtë kompeticionit madhor.

Rezultatet:

Image

Renditja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco