Kroaci-Skoci/ Formacionet zyrtare, kualifikohet kush fiton

Kroaci-Skoci/ Formacionet zyrtare, kualifikohet kush fiton

20:18, 22/06/2021
A+ Aa A-

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Kroaci-Skoci e vlefshme për ndeshjen e fundit në Grupin D.

Të dyja skuadrat vijnë me shanse reale për kualifikim në këtë sfidë duke marrë parasysh se një 3 pikësh i fituar mbrëmjen e sotme do t’i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe sipas llogarive, do të kalonte në turin me eliminim direkt.  

Ballkanasit janë nënkampionë bote, por kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në dy ndeshje.

Nga ana tjetër, Skocia vjen me moral të fortë pas barazimit me Anglinë dhe do të tentojë gjithçka në sfidën kundër kroatëve.

Trajneri Daliç do të tentojë gjithçka duke hedhur në fushë disa emra të njohur si Modriç, Perisiç, Kovaçiç e Lovren, ndërsa ishullorët mbështeten tek kapiteni i skuadrës njëkohësisht dhe mbrojtësi i Liverpulit, Andrju Robertson.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco